Përbërësit
- 2 lugë gjelle miell misri
- 2 lugë gjelle niseshte
- 50 gr rrush i thatë
- 200 ml qumësht
- 100 ml ujë
- 3 lugë gjelle reçel karote
- 50 gr gjalpë
- kanellë
Përgatitja
1
Vëmë në zjarr një enë ku shtojmë gjalpin dhe më pas niseshten dhe miellin dhe i kavërdisim për 5 minuta.
2
Më pas shtojmë qumështin dhe ujin duke e përzier vazhdimisht, por ngadalë që të mos ngjisë në fund të enës.
3
Shtojmë dhe rrushin e thatë bashkë me reçelin e karotës.
4
Kur të shohim që kremi është gati, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak.
5
E hedhim në 4 gota dhe i vendosim në frigoriferpër 30 minuta.
6
Pasi t’i nxjerrim nga frigoriferi, i spërkasim me kanellë dhe serviret në çfarëdo vakti që dëshironi.