Përbërësit
200 gr gjalpë
200 gr sheqer
100 gr bajame (të grira)
250 gr miell misri
3 kokrra lëkurë limoni
4 kokrra vezë
10 gr pluhur pjekës
1 shkop vanilje
3 kokrra lëng limoni
125 gr sheqer pluhur
Përgatitja
1
Në një tas të thellë hidhni gjalpin në temperaturë ambjenti dhe sheqerin, rrihini me mixer derisa të jetë krijuar një masë kremoze.
2
Në një tas tjetër përzieni miellin, pluhurin pjekës, bajamet e grira, dhe përziejini.
3
Shtoni lëkurën e tre limonëve të grirë në tasin e gjalpit dhe sheqerit, përziejini dhe shtoni masën e përbërësve të thatë.
4
Përzieni masën me mixer dhe shtoni vezët një e nga një.
5
Piqeni masën në 180 gradë për rreth 30 minuta duke e kontrolluar mesin e kekut me majën e thikës.
6
Në një tenxhere të thellë, hidhni lëngun e tre limonëve, sheqerin pluhur dhe shkopin e kanellës. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të ketë marrë trajtën e shurupit.
7
Lëreni kekun të ftohet për 10 minuta, e shponi në sipërfaqe me majën e thikës dhe hidhini shurupin sipër.