Makarona Kremoze me Djathë

Kalorike, Pasta dhe rizoto

Përbërësit
  • 1 pako makarona (të çfarëdo forme)
  • 1 e gjysmë kupa qumësht(me yndyrë 2 %)
  • 2 lugë miell
  • 3 kupa djathë (i thërrmuar)
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji pluhur mustarde
Përgatitja
1
Zieni makaronat në një nxehtësi të lartë me një lugë kripë. Gatuajini deri sa pasta të jetë bërë al dente, përreth 8 minuta. Kullojini dhe lërini mënjanë.
2
Ngrohni qumështin: Kur pasta të jetë zierë, përgatisni salcën e djathit. Filloni të ngrohni një kupë qumësht në tigan në flakë mesatare.
3
Rrihni së bashku gjysmën e mbetur të qumështit me miellin, derisa të mos ketë kokrriza.
4
Kur të vëreni bulëzime në qumështin në tigan përziejini masën me masën tjetër të qumështit me miell dhe përziejini derisa masa të jetë mjaftueshëm kremoze, për pothuaj 3-4 minuta.
5
Bëni salcën e djathit: uleni flakën e sobës dhe përziejeni djathin me qumështin. Hidhni në të dhe kripën së bashku me mustardën. Vazhdoni përzierjen derisa masa të jetë bërë kremoze dhe djathi të ketë shkrirë.
6
Hiqeni salcën nga zjarri. Përzieni pastën me salcën: Në një tas të madh përzieni pastën me gjysmën e sasisë së salcës deri sa të jetë bërë masë homogjene.
7
Më pas shtoni dhe gjysmën tjetër të salcës dhe shërbejeni të ngrohtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *