Petullnica

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit

500 gr miell
1 kokërr vezë (e rrahur lehtë)
një majë luge sodë buke
kripë
ujë (aq sa duhet)
djathë i bardhë (i thërrmuar ose kaçkavall i grirë)
hudhër (e grirë)
gjalpë

Përgatitja

1
Hedhim në një tas miellin me vezën, sodën, pak kripë dhe ujë. I përziejmë mirë. Sasia e ujit duhet e tillë që brumi të bëhet shumë i hollë, aq sa të rrjedhë nga luga.
2
Hedhim nga një garuzhde të vogël në një tigan të lyer me gjalpë dhe të nxehur në zjarr mesatar.
3
E pjekim për rreth 1 minutë nga njëra anë dhe pastaj i kthejmë. I pjekim dhe 1 minutë edhe në anën tjetër dhe i heqim. Përgatisim 6 peta.
4
Shtrojmë njërën petë në një pjatë të përshtatshme dhe e spërkasim me pak gjalpë të djegur, djathë dhe hudhra. E përsërisim procedurën dhe për petat e tjera.
5
E fusim në furrë të nxehtë për 3-4 minuta dhe i shërbejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *