Sallatë me Proshutë dhe Spinaq

Antipasta, Per femije, Perime, Sallata, Te shpejta

Përbërësit
  • 100 gr spinaq
  • 100 gr radhiqe (belge, indivia)
  • 40 gr proshutë
Përgatitja
1
Nxeheni furrën në 200 ° C dhe pastaj fikeni.
2
Për sallatën me spinaq dhe proshutë krokante, prisni në shirita proshutën, vendoseni në një tepsi dhe lëreni të piqet në furrë për 5 minuta. Ajo duhet të bëhet krokante, por pa u tharë.
3
Prisni në shirita radhiqet belge, përziejini me spinaq dhe proshutën krokante.
4
Hidhni një lugë gjelle vaj ulliri në një tas, gjysmë luge çaji mustardë, një majë luge kripë dhe këtë përzierje hidhjani sallatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *