Përbërësit
300 gr petale trëndafili (të pastruara (me fundet e bardha të hequra))
1 lt ujë (natyral)
1.5 kg sheqer
1 kokërr lëng limoni
Përgatitja
1
Vloni ujin dhe fusni në të petalet e trëndafilit. Lërini të pushojnë për 24 orë në një enë të mbyllur.
2
Të nesërmen filtrojeni me ndihmën e një garze. Shtojini lëngun e limonit të sapo shtrydhur, sheqerin dhe vërini të ziejnë për 10-15 minuta duke e mbajtur temperaturën sa më të ulët të jetë e mundur.
3
Futeni lëngun në shishe dhe mbylleni mirë. Është ideal kundër kollës dhe i tretur në ujë si një pije freskuese!