Vodka me Qershi

Pije dhe Kokteil
Përbërësit
  • 400 gr qershi
  • 200 gr sheqer kaf
  • 70 cl vodka
Përgatitja
1
Hiquni bërthamat qershive pa i prerë përgjysmë.
2
Verini në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe 150 ml ujë.
3
Ngrohini në zjarr të ngadaltë, derisa të tretet sheqeri dhe qershitë të jenë zbutur.
4
Më pas hiqini nga zjarri dhe hidhini qershitë, me gjithë lëngun e përftuar, në një shishe të madhe. Shtoni sasinë e vodkës së rekomanduar dhe përziejeni mirë.
5
Lëreni shishen për 4 javë në frigorifer në pozicion të shtrirë.
6
Nëse dëshironi që vodka juaj të jetë akull e ftohtë futeni për pak kohë në ngrirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *