Spageti me qofte

Pasta dhe rizoto

Përbërësit
320 gr spageti
750 ml salcë domatesh
gjysmë qepë
1 thelpi hudhër
kripë
3 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr mish derri (i grirë)
100 gr salsiçe derri
30 gr bukë (e njomë e thërrmuar)
50 gr djathë kaçkavall
2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
1/3 lugë çaji arrëmyshk
kripë
piper
1 kokërr vezë

Përgatitja
1
Për të përgatitur spagetit me qofte filloni nga qoftet. Fusni në mikser mishin e grirë, salsiçet që ia keni hequr lëkurën e jashtme dhe mortadellën e copëtuar.
2
Nxirreni përbërjen nga mikseri dhe shtoni bukën e thërrmuar, djathin, majdanozin, vezën, kripën, piperin dhe arrëmyshkun. Përziejini përbërësit me duar dhe lëreni sa të ftohet për rreth 10-15 minuta.
3
Ndërkohë prisni qepën dhe hudhrën dhe vërini të kavërdisen lehtë me vajin e ullirit. Shtoni salcën e domates dhe kavërdisini bashkë lehtë.
4
Me brumin e qofteve bëni toptha dhe kur salca e domateve të ketë vluar hidhini qoftet në tigan.
5
Gatuajini për rreth 40 minuta në zjarr të ngadaltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *