Komposto, Vegjetariane

Përbërësit
8 dardhë (të vogla)
5 lugë çaji mjaltë
3 lugë sheqer
1 lëkurë portokalli
1 lëkurë limoni
1 lugë lëng limoni (i freskët)
1-3 shkopa kanellë
1 farë vanilje
1 bustinë çaj frutash
2-3 filxhanë kafeje boronica të kuqe (të freskëta ose frigoriferi)

Përgatitja
1
Vendosni dardhët në një tenxhere me ujë, deri sa ato të mbulohen paksa. Duhen rreth 4 gota me ujë. Shtoni mjaltë, sheqer, lëkurën e portokallit, limonit, shtoni lëngun e limonit dhe një shkop kanellë.
2
Shtoni në tenxheren e dardhëve vaniljen dhe bustinën e çajit. Ngrijeni pak më shumë temperaturën e zierjes. Uleni sërish temperaturën kur të shikoni se dardhët po zbuten.
3
Hidhni boronicat e kuqe dhe lërini të vlojnë për gati tre minuta. Hiqeni bustinën e çajit tanimë.
4
Hidhini dardhët në një enë të madhe, shtoni shurupin dhe boronicat e kuqe. Lërini në frigorifer për gati 3 ditë.
5
Hiqni lëkurën e limonit dhe të portokallit, shkopin e kanellës dhe kokrrën e vaniljes. Shërbejeni sipas dëshirës, me pak shurup dhe boronicat e kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *