Përbërësit
1 kg luleshtrydhe
700 gr sheqer
1 lëkurë limoni
Përgatitja
1
Vërini luleshtrydhet në një kullesë dhe lajini mirë me ujë të rrjedhshëm hiquani gjethet.
2
Thajini me një peshqir kuzhine.
3
Futini në një enë qelqi dhe shtojini (sipas dëshirës) lëkurët e limonit, sheqerin dhe lëngun e limonit.
4
Përziejini mirë dhe lërini të pushojnë për së paku 12 orë.
5
Mbulojini me një pëlhurë dhe ruajini në një vend shumë të freskët në frigorifer.
6
Nëse keni ndërmend që reçelin ta bëni me copa shumë të vogla, mund t’i prisni qysh më parë luleshtrydhet.
7
Hiqjani lëkurën limonit dhe vëreni në një tenxhere dhe lërini të ziejnë duke i përzier herë pas here me një lugë druri.
8
Lërini të ziejnë për 30 minuta.
9
Kalojini pastaj në një sitë (nëse e doni reçelin me copa lëreni ashtu ose kaloni në sitë vetëm një të tretën e masës) dhe vëreni sërish masën në një tenxhere. Vijoni zierjen në zjarr shumë të ngadaltë derisa të trashet lëngu për të paktën 20 minuta.
10
Kontrollojeni për trashësinë dhe nëse është e nevojshme vijoni ose jo me zierjen.
11
Hiqjani shkumën dhe mbushni kavanozat që i keni sterilizuar më parë.
12
Mbyllini kapakët e kavanozave dhe kthejini përmbys duke i lënë në këtë pozicion derisa të ftohen.
13
Pasi reçeli të jetë ftohur ruajeni në një vend të freskët dhe të errët (në frigorifer). Këshillë: Luleshtrydhet kanë pak pektinë, një substancë natyrale që është e pranishme në sasi të ndryshme te frutat, gjë që ndihmon trashjen e reçelit gjatë zierjes. Kështu reçeli me luleshtrydhe do të jetë mjaft i hollë.
14
Këshillë: Luleshtrydhet kanë pak pektinë, një substancë natyrale që është e pranishme në sasi të ndryshme te frutat, gjë që ndihmon trashjen e reçelit gjatë zierjes. Kështu reçeli me luleshtrydhe do të jetë mjaft i hollë.
15
Vijojmë zierjen deri në atë masë që të arrihet dendësia e duhur.
16
Pasi t’i keni bërë gati kavanozat nuk duhet t’i mbani në vende të lagështa në mënyrë që të mos krijojnë myk.