Përbërësit
3 gjoks pule (pa lëkurë dhe pa kocka)
1 filxhan thërrime buke (të ndenjur)
1/2 filxhan djathë parmixhano
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji trumëz (e tharë)
1 lugë gjelle borzilok (i tharë)
1/2 filxhan gjalpë (i shkrirë)
Përgatitja
1
Ngrohim paraprakisht furrën në 200 gradë C.
2
Presim gjokset e pulës në copa me madhësi 38 mm. Në një tas mesatar përziejmë së bashku thërrimet e bukës, djathin, kripën, trumzën dhe borzilokun. I përziejmë mirë. Vendosim gjalpin e shkrirë në një tas apo pjatë.
3
Zhysim fillimisht copat e pulës në gjalpin e shkrirë, pastaj i lyej me përzierjen e thërrimeve të bukës.
4
Vendosim copat e lyera mirë të pulës në një fletë gatimit të lyer lehtë me yndyrë në një shtresë të vetme dhe i pjekim në furrën e nxehur që më parë për 20 minuta.