Përbërësit
350 gr proshutë
200 ml pana
400 gr taliatele
100 gr djathë Grana Padano
50 gr gjalpë
kripë
piper
150 gr djathë Mocarela
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë pak kripë, 1 lugë vaj ulliri dhe Taliatelet. Pasi të jenë zierë, i vendosim makaronat në një tavë të pastër. I hedhim panën, djathin,gjalpin dhe djathin e prerë Mocarela.
2
Marim një tavë dhe anash por edhe në mes, vendosim fetat e proshutës . Sipër i shtojmë makaronat që përgatitëm dhe i mbulojmë me fetat e proshutës.
3
E vendosim tavën në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë gati, i heqim nga furra dhe sipër u shtojmë djathin Grana Padano, chives të grirë dhe pak borzilok. Pjata është gati për tu shijuar!