Përbërësit
- 1 portokall
- 1 vezë
- 30 gr miell
- 5 gr sodë
- 1 lugë çaji gjalpë
- pak vaj ulliri
- gjethe menteje
Përgatitja
1
Presim portokallin në të dy anët fundore, tek njëra anë pak më trashë.
2
Me anën e majës së një thike nxjerrim tulin e portokallit dhe e hedhim në një enë qelqi.
3
Shtojmë një vezë, miellin, sodën, gjalpin, vajin e ullirit dhe pak mente. I përziejmë mirë me njëri-tjetrin dhe mbushim portokallin.
4
E fusim në furrë në 270 gradë Celsius për 20 minuta.