Qofte me Bizele

Antipasta, Perime

Përbërësit
  • 500 gr kofshë viçi (e grirë)
  • 300 gr bizele
  • 100 gr patate (të ziera)
  • 100 gr thërrime buke
  • qepë
  • vezë
  • miell
  • qumësht
  • gjalpë
  • majdanoz
  • djathë kaçkavall (i grirë)
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Për recetën e qofteve me bizele, përzieni mishin e viçit me patatet e ziera të shtypura mirë, bukën e zbutur në qumësht dhe të shtrydhur lehtë, vezën, 2 lugë kaçkavall, pak erëza të grira, kripë dhe piper.
2
Me këtë masë formoni shumë topa të vegjël, lyejini me miell dhe skuqini në gjalpin e shkumëzuar me qepët e grira.
3
Shtoni më pas bizelet, mbulojeni enën dhe lërini të gatuhen përreth 10 minuta. Shërbejini të ngrohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *