Pulë me Salcë

Pikante, Pjata kryesore, Salce

Përbërësit

4 gjysma gjoks pule (pa lëkurë dhe pa kocka)
4 lugë çaji salcë tako (përzierje)
1 filxhan salcë (domate, qepë, koriando, hudhër, lëng limoni jeshil, kripë)
1 filxhan djathë Cheddar (i thërrmuar)
2 lugë gjelle salcë kosi (sipas dëshirës)

Përgatitja

1
Nxehim furrën paraprakisht në 190 gradë C. Vendosim gjokset e pulës në një tavë pjekjeje të lyer lehte me yndyrë.
2
Spërkasim të dy anët e gjokseve të pulës me një sasi të vogël përzierjeje të salcës tako dhe derdhim salcën sipër gjithë pulës.
3
I pjekim në 190 gradë C për 25 deri 35 minuta, ose derisa pula të zbutet.
4
Spërkasim pulën në mënyrë të barabartë me djathë dhe vazhdojmë ta pjekim edhe për 3 deri në 5 minuta të tjera, ose derisa djathi të shkrijë dhe të lëshojë flluska. E mbulojmë me salcë kosi, nëse dëshirojmë dhe e shërbejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *