Rosto viçi me Pana

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
150 gr rosto viçi
1 e gjysmë kokërr karçof
1 gotë verë e bardhë
1 gotë pana (kuzhine)
djathë parmixhano
vaj ulliri
kripë
piper
rozmarinë

Përgatitja
1
Skuqni roston e viçit në një tigan me vaj ulliri. Hidhni kripë, piper dhe 1 kokërr karçof.
2
Shtoni 1 gotë verë të bardhë, 1 gotë pana dhe gatuajini për disa minuta.
3
Më pas hidhini në një tavë. Shtoni mbi të djathin parmigiano dhe ½ kokërr karçof.
4
Piqini në temperaturën 180 gradë Celcius për 20 minuta.
5
Dekorojeni tavën me një degë rozmarinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *