Përbërësit
1 pako gjizë
4 patate
400 gr fasule (të ziera)
1 filxhan kafeje qepë e njomë
djathë parmixhano
pak mustardë
Përgatitja
1
Pastrojini patatet, shpojini me një pirun dhe vendosini në mikrovalë për rreth 12 minuta.
2
Ndërkohë, në një enë shtoni gjizën, fasulet, qepët e copëtuara dhe mustardën. Përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.
3
Prejini patatet me një kryq në mes, duke nxjerrë tulin e patateve për të formuar kështu një hapësirë për mbushje.
4
Shtoni në secilën prej tyre nga masa e përgatitur me gjizë dhe mbi të vendosni pak djathë të grirë.
5
Vendosini në furrë të piqen për rreth 5 minuta, derisa djathi të shkrihet.