Njoki me Patëllxhanë

Perime, Pjata kryesore, Vegjetariane

Përbërësit
800 gr patëllxhan
160 gr miell
50 gr djathë Grana Padano
1 vezë
borzilok
kripë
2 thelpinj hudhër
400 gr domate
50 gr djathë (djathë Caciotta)
vaj ulliri

Përgatitja
1
Lani patëllxhanët, i fshini ato dhe më pas i prisni përgjysmë sipas gjatësisë dhe i vendosni në tepsi (sipër së cilës të ketë letër kuzhine për pjekje).
2
I lini të piqen deri ne 180 gradë për rreth 40 minuta.
3
Pasi të piqen, u hiqni pjesën e tulit me një lugë duke lënë vetëm lëkurën.
4
Lërini të kullojnë
5
Më pas vendosni të nxehet tiganin me pak vaj ulliri. Shtoni një thelpinj hudhër dhe tulin e patëllxhanëve dhe trazoni për pak minuta
6
Hiqeni hudhrën, ndërsa tulin e patëllxhanëve e hidhni në një enë, ku duhet të shtoni vezën, miellin, borzilok të grirë dhe djathin grana. Shtoni kripë dhe piper derisa të krijohet një masë homogjene. (Ashtu si për njokit e patateve, sasia e miellit mund të variojë nga fakti se sa të lëngshme janë patëllxhanet, por tregohuni të kujdesshëm dhe mos ekzagjeroni).
7
E ndani masën e formuar në pjesë të vogla. Për lehtësi e ndani fillimisht sipas gjatësisë ( në formë litari) dhe më pas prisni secilën prej tyre në copëza të vogla duke i spërkatur me miell.
8
Ndërkohë përgatisni salcën e domates. Vendosni tiganin me pak vaj ulliri të nxehet dhe shtoni një thelpinj hudhër, më pas shtoni domatet e ndara në 4 pjesë dhe bozilokun. Hidhni pakëz kripë dhe e përzieni.
9
Njokit i zieni në një tenxhere me ujë të kripur. Pasi të kenë pirë ujin, i shtoni ato në tiganin me salcë dhe hidhni djathin e grirë (cacciota). I lini të skuqen dhe për pak minuta do të jenë gati. Mund t’i shërbeni me borzilok të freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *