Përbërësit
60 gr sheqer pluhur
1 vezë
165 ml qumësht (i freskët)
75 gr miell i tipit 00
20 gr gjalpë
12 gr kakao pluhur (e hidhur)
gjysmë shkop vanilje
20 gr bajame ((të prera hollë))
3 lugë kokos (i thatë)
6 banane (të vogëla)
20 gr lajthi
200 gr Nutella
20 gr stika (të grira)
200 gr reçel luleshtrydheje
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim përgatisni krepat për të bërë sushit. Në një tas, hidhni vezët duke i rrahur ato fort. Më pas, shtoni pak e nga pak qumështin, farat e gjysmë shkopi vanilje, sheqerin pluhur dhe gjalpin e shkrirë.
2
Përziejini të gjithë përbërësit mirë dhe më pas i shtoni pak e nga pak miellin, pluhurin e kakaos, duke e situr më parë dhe gjatë gjithë kohës përziejini mirë përbërësit, që të krijohet një masë homogjene dhe pa gunga.
3
Mbulojeni masën e krijuar me një qese plastike dhe futeni në frigorifer të pushojë për 30 min.
4
Pasi ka kaluar koha e nevojshme për pushimin, vendosni në zjarr një tigan të posaçëm për krepa. Hidhni pak vaj dhe pak gjalpë dhe kur të jetë shumë e nxehtë, hidhni masën e krijuar pak më parë në qendër të tiganit.
5
Përhapeni nëpër gjithë hapësirën e tiganit dhe pasi ta gatuani në të dyja anët krepin, hiqeni me ndihmën e një spatule dhe lerini mënjanë
6
Pasi t’i keni bërë të gjitha krepat gati, një pjesë të tyre lyejini me nutella dhe një pjesë tjetër me kokos. Më pas prijini krepat përgjysmë dhe në secilën pjesë vendosni një gjysmë banane dhe rrotullojeni atë në vetvete, në mënyrë që të mbulohet banania
7
Më pas lyejini sipër me nutella dhe hidhini stika të grira.
8
Pjesën tjetër të krepave mund ta mbushni me të tjerë përbërës. Lyejeni krepin me reçel luleshtrydhesh, hidhini bajamet, që duhet të jenë të prera në feta të holla. Ndajini përgjysmë dhe vendosini një gjysmë bananeje dhe më pas rrotullojeni atë rreth saj. Hidhini sipër lajthi të grira.
9
Pasi t’i keni përgatitur të gjitha, prijini në forma rrumbullake, si format e sushit.
10
Sushit tuaja me banane janë gati.