Përbërësit
2-3 karotë
100 gr rrepa të bardhë (ose të kuq)
1 spec i kuq
50 gr djathë Gouda
50 gr proshutë (e pjekur)
150 ml majonezë
1 lugë kafe mustardë
1 lugë gjelle uthull molle
pak kripë
Përgatitja
1
Presim në fije të holla 0.5 mm të gjithë përbërësit e sallatës.
2
Karotën, rrepën dhe specin i vendosim në një tas, në të cilin shtojmë pak kripë dhe uthull.
3
Më pas i trazojmë dhe i lëmë mënjanë që të marinohen. I kullojmë dhe i përziejmë së bashku me djathin dhe proshutën.
4
E servirim duke shtruar poshtë gjethe sallate.