Vezë të mbushura

Antipasta, Te shpejta

 

Përbërësit
4 kokrra vezë (të ziera,të qëruara)
2 lugë ajkë (kuzhine)
2 lugë erëza (të ndryshme të grira hollë)
4 lugë majonezë
kripë
piper i zi (i bluar)
2 fije spec (pluhur)
2 gjethe sallatë jeshile
2 degëza kopër

Përgatitja
1
Zieni vezët për rreth 10 min.
2
Pritini vezët për së gjati dhe hiqni të verdhat, duke bërë kujdes që të mos prishen të bardhat e vezëve.
3
Shtypini të verdhat dhe shtoni ajkën për kuzhinë, barërat aromatikë, majonezën, kripën, piperin dhe përziejini me një pirun.
4
Përdorni një lugëz çaji për të mbushur të bardhat e vezëve.
5
Lajini gjethet e sallatës jeshile, thajini mirë dhe vendosini në mesin e një pjatance. Zbukurojeni me fije specash të prerë së gjati.
6
Vendosni vezët në pjatë, duke rrethuari gjethet e sallatës, dhe shtoni ndërmjet tyre degëzat e koperit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *