Përbërësit
80 gr oktapod
5 – 6 kokrra kopër
1 degë selino
2 thelpinj hudhër
1 spec (pikant)
1 lugë vaj ulliri
majdanoz (sipas dëshirës)
tabasko (sipas dëshirës)
kripë (pak)
Përgatitja
1
Pasi e kemi larë dhe pastruar oktapodin e presim dhe e pjekim për disa minuta në skarë, nuk e pjekim shumë në mënyrë që të mos na forcohet.
2
Më pas në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës dhe i kavërdisim për pak, por nuk i lëmë të marrin shumë ngjyrë.
3
Më pas shtojmë selinon, që e kemi prerë në kubikë.
4
Shtojmë domatet e vogla.
5
Specin djegës të paprerë.
6
Pasi i Iëmë për 2-3 minuta hedhim oktapodin, i shtojmë ujë dhe pak tabasko dhe i lëmë në zjarr derisa salca të bëhet gati.
7
Në fund shtojmë majdanozin.