Supë me patate dhe kofshë derri

Supa

Përbërësit
3 e gjysmë gota patate (të qëruar dhe të prera në formë kubike)
1/3 filxhan selino (e prerë në formë kubike)
1/3 filxhan qepë (të grira hollë)
3/4 filxhan kofshë derri (e gatuar, e prerë në kube)
3 1/4 gota ujë
2 lugë gjelle koncentrat pule
gjysmë lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper i bardhë (ose piper i zi)
5 lugë gjalpë
5 lugë miell
2 gota qumësht

Përgatitja
1
Përziejmë patatet, selinonë, qepët, kofshën e derrit dhe ujin në një tenxhere.
2
I lemë të ziejnë derisa të vlojnë, pastaj i gatuajmë në temperaturë mbi mesataren derisa patatet të zbuten, rreth 10 deri në 15 minuta. Hedhim në supën e pulës, kripë dhe piper.
3
Në një tigan të veçantë, shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare. Përziejmë miellin me një pirun dhe e skuqim, duke e trazuar vazhdimisht derisa të trashet për rreth 1 minutë.
4
E përziejmë ngadalë me qumësht, duke mos lejuar të formokë gunga deri sa të shtojmë të gjithë qumështin. Vazhdojmë ta trazojmë në temperaturë mesatare derisa të trashet, për 4 deri më 5 minuta.
5
Derdhim përzierjen e qumështit në tenxhere dhe e gatuajmë supën derisa të nxehet e gjithë përzierja. E shërbejmë menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *