Përbërësit
1 pako makarona (Tortiglioni )
salcë
1 qepë (e grirë imët)
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri
1 spec i kuq (i prerë në copa të vogla)
200 gram sallam pikant
kripë
piper
pak majdanoz (të grirë imët)
100 gram djathë parmixhano (të grirë)
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat Tortiglioni . Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur hudhrat dhe qepën e grirë imët.
2
Shtoni më pas specin e kuq dhe sallamin pikant. I lini të skuqen të gjitha bashkë dhe shtoni dy lugë gjelle salcë. Rregullojini me kripë, piper dhe majdanoz.
3
Tani shtoni makaronat dhe i përzieni mirë. Sipër hidhni pak djathë parmixhano. Trazojini mirë dhe shërbejini të ngrohta. Ju bëftë mirë!