Përbërësit:
- 1 litër lëng perimesh
- 190 gram thjerrëza
- 1 qepë
- 3 karota
- 1 shkop selino
- 1 lugë çaji koriandër
- Piper i kuq
- Xhenxhefil pluhur
- Kripë
Përgatitja:
Shtoni thjerrëzat, qepën, selinon dhe karotat e grira në një tenxhere mesatare. Hidhni më pas lëngun e perimeve dhe vendosini në zjarr të ziejnë.
Rregullojini me koriandrën, piperin e kuq, pluhurin e xhenxhefilit dhe pak kripë.
Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten. Servireni supën të ngrohtë.