Tave Dheu Tiranase

Kalorike

Një nga gatimet tradicionale të zonës së Tiranës. Tava e dheut është shumë e shijshme dhe shijohet në mënyrë fantastike mes bisedash me miq.

Përbërësit

  • 300 gr gjizë
  • 250 gr mish (ose mëlçi, të prera në copa të vogla)
  • domate (të prera në kubik të vegjël)
  • spec (të prera në kubik të vegjël)
  • 150 gr vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle pluhur speci (të kuq)
  • 2 kokrra qepë (të grira)
  • kripë

Përgatitja:

1 Nxehim në një tigan vajin dhe skuqim në të mishin bashkë me qepën.

2 Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat dhe specin e kuq.

3 I përziejmë dhe i lemë të ziejnë për 20 minuta. Më pas hedhim edhe gjizën.

4 Përziejmë dhe rregullojmë shijen me kripë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *