Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot.
Ai është një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një vakt dhe shija e tij gjithmonë kënaq fëmijë e të rritur.
Studimet kanë treguar se ëmbëlsirat e bëjnë njeriun të lumtur.
Kjo vjen falë karbohidrateve që nxisin trurin të prodhojë substanca si serotonina që rrisin ndjesitë dhe emocionet pozitive.
Studimet kanë treguar se pudingu krahas ëmbëlsirës xhelatonize është ëmbëlsira më e rekomanduar kur jeni me probleme shëndetësore .
Kur humbasim oreksin, e kemi më të lehtë t’i gëzohemi një ushqimi të pasur në sheqerna dhe karbohidrate dhe të fusin diçka në gojë.
Shijet e pudingut janë të larmishme por ai i vaniljes mbetet i preferuar.
Recetën e pudingut me vanilje mund ta zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të Gatimeshqiptare.com
Përbërësit e Pudingut:
90 gramë sheqer
30 gramë niseshte
650 ml qumësht
1 majë lugë çaji me kripë
4 të verdha vezësh
4 lugë çaji me vanilje
Përgatitja e Pudingut Me Vanilje
Merrni një tenxhere të përmasave mesatare dhe përzieni së bashku sheqerin, niseshtenë dhe kripën.
Në një enë tjetër rrihni të verdhat e vezëve dhe më pas shtoni qumështin.
Përziejini mirë dhe shtojini në tenxhere duke u siguruar që të kombinohen mirë me njëri tjetrin.
Nëse në sipërfaqe vëreni grimca të patretura vezësh hiqini me një kullesë të vogël.
Pudingun gatuajeni në një temperaturë mesatare duke e përzier në mënyrë të vazhdueshme deri sa të valojë e të fillojë të trashet.
Lëreni të ziejë për 1 minutë por mos ndaloni së përzieri.
Hiqeni pudingun nga zjarri dhe shtoni vaniljen.
Merrni një lugë druri dhe hidheni pudingun në filxhanë apo gota dhe mbështillini me qese plastike.
Pasi te jenë ftohut nue temperaturë ambjenti, futini në frigorifer (jo tek zona e ngrirjes) dhe mbajini aty për 3-4 orë.
Pudingu me vanilje mund të pasurohet me biskota të thërrmuara ose fara chia nëse dëshironi ta bëni atë pak më të shëndetshëm