Oriz me Kunguj dhe Bizele

Pasta dhe rizoto, Per femije, Perime, Pjata kryesore, Te shpejta, Vegjetariane
Përbërësit
  • 300 gr oriz
  • 300 gr kungull
  • 300 gr bizele
  • gjysmë bustinë shafran
  • gjalpë
  • lëng perimesh
  • vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • verë e bardhë (e thatë)
  • kripë
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj recete skuqni si fillim gjysmë qepë të grirë me një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë.
2
Skuqni orizin, lageni me verë dhe vëreni të ziejë me një litër lëng perimesh, tashmë të nxehur në vlim. Në fund hidhini orizit shafranin dhe zbuteni me një lugë gjalpë.
3
Jepuni formë me ndonjë enë të posaçme dhe mbajeni veçmas.
4
Para se ta çoni në tavolinë: grijeni pjesën e mbetur të qepës, përziejeni me 2 lugë vaj ulliri dhe bashkojeni me kungujt e prerë në copa dhe bizelet.
5
Kriposini dhe vërini të gatuhen të mbuluar përreth 20 minuta. Ndërkohë, ngroheni orizin në furrë për 15 minuta, hiqeni nga forma dhe shërbejeni me perimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *