Tavë me Speca dhe Patëllxhanë

Perime, Pjata kryesore, Vegjetariane

 

Përbërësit
  • 1 kg spec jeshil (për skuqje)
  • 1 kg patëllxhan
  • qepë
  • 4 thelpinj hudhër
  • rigon
  • 1 tufë majdanoz (i freskët)
  • borzilok
  • piper i zi
  • vaj ulliri
  • vaj vegjetal
  • 500 ml salcë domatesh
  • 500 ml qumësht
  • 40 gr miell
  • 40 gr gjalpë
  • vezë
Përgatitja
1
Presim në shirita specat dhe patëllxhanët. I vendosim në tavë, u hedhim kripë, rigon të thatë, pak vaj vegjetal dhe i pjekim në furrë për 10 minuta në 180 gradë.
2
Ndërsa piqen në furrë specat dhe patëllxhanët, në një tigan hedhim vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe i vëmë në flakë mesatare.
3
Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë zbutur shtojmë salcën e domateveborzilokunmajdanozin dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta.
4
Pasi kemi hequr nga furra specat dhe patëllxhanët u hedhim sipër salcën që përgatitëm.
5
Përgatisim dhe salcën beshamel; në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet duke e përzier derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë të përziejmë që të mos lëmë të formohen toptha brumi.
6
Sapo salca të jetë trashur, shtojmë vezën e rrahur. E lëmë vetëm për pak sekonda të përzihet me salcën dhe e heqim.
7
Salcën beshamel e hedhim sipër tavës me perime dhe e fusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *