Sallatë me Pançetë dhe Fileto Pule

Pasta dhe rizoto, Per femije, Sallata
Përbërësit
  • 100 gr pançetë (pançetë “Fix”)
  • 200 gr filetë pule
  • 1/4 kokërr lakër
  • 1 filxhan kafeje majonezë
  • 1 gotë kos
  • 7 copë açuge
  • 6 kokrra kaper
  • 4 lugë djathë parmixhano
  • misër
  • majdanoz
Përgatitja
1
Grini lakrën imët dhe lëreni mënjanë. Prejini filetot e pulës në 3 feta të holla. Skuqni pançetën “Fix” dhe filetot e pulës në temperaturë mesatare për disa minuta. Prejini në copa të vogla.
2
Shtoni majonezën, kosin, açuget, kaperin dhe parmigianon në një gotë të madhe. Përziejini mirë me një frulator.
3
Shtoni lakrën, filetot e pulës, majdanozin e grirë, pançetën “Fix”, pak kripë dhe misrin në një tas të madh. Shtoni përzierjen me majonezë, pak piper dhe përziejini mirë.
4
Vendoseni sallatën në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me pak bukë të thekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *