Pannetone

Embelsira, Kalorike, Per femije

Përbërësit
  • 125 ml qumësht (i ngrohtë)
  • 2 lugë maja
  • 2 kokrra vezë
  • gjalpë (të shkrirë)
  • 300 gr miell (Manitoba Selezione Casillo)
  • 125 gr miell i tipit 00(Selezione Casillo Tipo 00)
  • 50 gr sheqer
  • 1 pako vanilje
  • lëkurë portokalli (e grirë imët)
  • rrush i thatë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja
1
Në një enë kombinoni qumështin, majanë dhe i trazoni mirë. Ndërkohë në një enë tjetër miksoni vezët me gjalpin dhe i përzieni mirë. Bashkoni të dy masat në 1 të vetme.
2
Në një enë të pastër shtoni miellin Manitoba, Selezionen Casillo, sheqerin dhe vaniljen Teuta. Trazojini mirë dhe në fund e bashkoni me vezët.
3
Punojeni mirë brumin. Më pas e hapni gjysmë dhe shtoni brenda rrushin e thatë dhe lëkurat e portokallit. Punojeni përsëri brumin dhe i jepni një formë rrumbullake.
4
E vendosni brumin në një letër rrumbullake. E fusni në furrë të ngrohur më parë në 50 gradë, për 6 orë.
5
Pasi të jetë gati e prisni në katërsh në pjesën e sipërme dhe vendosni një lugë gjelle gjalpë.
6
Vendoseni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë.
7
Pasi të jetë pjekur e ndani në 4 pjesë dhe koha për të shijuar pannetonen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *