Mish Viçi me Speca djegës

Pikante, Pjata kryesore

 

Përbërësit
  • 100 gr mish derri (i thatë në një fetë të vetme)
  • 1 kg mish viçi (tul)
  • 4 kokrra qepë e kuqe
  • 5 thelpinj hudhër
  • domate
  • 4 lugë salcë domatesh
  • 30 gr piper i kuq (i ëmbël)
  • 25 gr kumin pluhur
  • gjysmë luge spec djegës(pluhur)
  • miell
  • spec djegës (të thatë)
  • 1 lugë rigon
  • 6 lugë vaj
  • 5-6 qepë (të mëdha)
  • 250 gr djathë kaçkavall (i butë)
  • kripë
Përgatitja
1
Priteni në kuba mishin e thatë dhe kavërdiseni në zjarr të mesëm në një tigan që nuk ngjit, pastaj hiqeni me një lugë me vrima që të kullojë yndyra.
2
Hidheni në një tenxhere, shtojini vajin dhe ngroheni, shtoni mishin e prerë gjithashtu me kube dhe kavërdisini bashkë.
3
Prijeni me feta dhe pastaj grini qepët dhe hudhrën: bashkojeni me domatet e qëruara dhe të copëtuara dhe lërini në zjarr për 5-6 min. Më pas shtojeni tek mishi.
4
Jepuni shije me specat djegës, piperin e kuq, kumininrigonin.
5
Përziejeni salcën e domates me një lugë miell, hollojeni me dy tasa ujë të vluar dhe hidhjani mishit.
6
Vëreni tenxheren në zjarr, mbulojeni dhe gatuajeni për 3 orë në zjarr të avashtë. Shtojini, nëse është e nevojshme një tas tjetër me ujë të vluar. Në fund të zierjes kontrollojeni për kripën.
7
Lani qepët dhe pritini në feta të holla. Shtroni në fund të pjatës, me shtresa të alternuara, qepët, mishin dhe djathin e grirë.
8
Sipas dëshirës mund ta zbukuroni me selino, rripa të hollë qepe dhe feta buke misri të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *