Përbërësit
- 3 pite
- 1 kuti humus qiqrash (me hudhër)
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1/2 filxhan çaji kastravec (i copëtuar)
- 1/4 filxhan çaji ullinj (të copëtuar)
- 2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
- 2 lugë gjelle kopër
- 85 gr djathë
- 9 domate qershi
Përgatitja
1
Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 176 gradë Celcius.
2
Lyeni me pak yndyrë format e kiflleve dhe lërini mënjanë.
3
Prejini pitet në 3 pjesë në formën e picës dhe vendoseni secilën në formën e kifleve.
4
Shtypini lehtësisht që të formojnë një formë kupe dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 7 minuta.
5
Më pas largojini nga zjarri dhe lërini të ftohen për rreth 10 minuta.
6
Mbushni secilën prej tyre përgjysmë me humus.
7
Ndërkohë në një enë shtoni vajine ullirit, kastravecat, ullinjtë, majdanozin dhe koprën e prerë. Përziejini mirë dhe hidhni pak nga masa e përgatitur mbi humusin në çdo pite.
8
Në fund, dekorojini pitet me domatet qershi të prera përgjysmë.