Kifle

Brumera, Per femije, Vegjetariane

Përbërësit
  • 500 gr miell (i bardhë)
  • 500 ml qumësht
  • 1 filxhan vaj misri
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël çaji kripë
  • 1 lugë e vogël çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle fara susami
  • 10 gr maja
Përgatitja
1
Fillimisht ngrohim pak qumështin. Ndërkohë te mielli hedhim kripën, sheqerin dhe majanë. Pasi qumështi të jetë ngrohur i shtojmë vajin dhe fillojmë t’i përziejmë me miellin.
2
Më pas hedhim edhe 1 vezë dhe e trazojmë derisa brumi të bëhet në formë topi. Pastaj e lemë brumin të fryhet për rreth gjysmë ore.
3
Kur të jetë gati e marrim dhe e hapim në petë të madhe. Presim trekëndësha dhe krijojmë kiflat. I lyejmë sipër kiflat me vezë dhe hedhim fara susami. I lemë të vijnë përsëri dhe i pjekim në 180 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *