Rizoto me Kërpudha

Pasta dhe rizoto, Te shpejta

Përbërësit
  • oriz (Carnaroli “Spar”)
  • 2 pako gjalpë
  • qepë (e grirë)
  • 2 gota lëng perimesh
  • kërpudha (në kavanoz)
  • djathë Grana Padano
  • majdanoz (i grirë)
  • 1 degë rozmarinë
  • pak piper
Përgatitja
1
Në një tigan skuqni gjalpin dhe qepën e grirë. Trazojini mirë dhe shtoni orizin Carnaroli. Pas 3 minutash shtoni lëngun e perimeve dhe pak piper.
2
Tani shtoni kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtoni pak majdanoz. Shtoni edhe një tjetër pako gjalpë“Spar”.
3
Grini sipër djathin Grana. I trazoni edhe njëherë dhe pas 3 minutash i hiqni nga zjarri.
4
Shërbejeni rizoton e ngrohtë në një pjatë dhe sipër i vendosni degën e rozmarinës. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *