Përbërësit
- 60 gr djathë dhie (i freskët, në temperaturën e dhomës)
- 2 lugë djathë kaçkavall (i grirë hollë)
- 1 lugë erëza (si trumzë, majdanoz etj.)
- 1 thelpi hudhër (e vogël)
- 1 lugë çaji lëng limoni
- kripë (e trashë)
- piper
- 24 ullinj (të mëdhenj)
- 3 degë trumëz
- 2 spec i kuq (të thatë)
- 2 rripa të trashë lëkurë limoni
- 1/2 kupë vaj ulliri
Përgatitja
1
Përzieni djathin e dhisë, kaçkavallin, bimët aromatike, hudhrën dhe lëngun e limonit në një tas të vogël; hidhini kripë dhe piper.
2
Futeni mbushjen në një qese plastike të posaçme me gyp nxjerrës ose përdorni një qese të prerë në majë me gërshërë. Futeni mbushjen brenda ullinjve.
3
Vendosni ullinjtë në pjatë, degët e trumzës, specat dhe lëkurën e limonit dhe hidhjuni sipër vaj ulliri.
4
Për t’u bërë para: ullinjtë mund të marinohen 4 ditë përpara.
5
Mbulojeni dhe mbajini të freskët. Lërini në temperaturë dhome para servirjes.