Tavë Peshku me Patate dhe Karota

Perime, Pjata kryesore

Përbërësit

levrek (për 3 persona (ose merluc))
4 kokrra qepë
4 kokrra patate
10 karotë
3 kokrra limon
majdanoz
kopër
kripë
piper

Përgatitja

1
Grijmë qepët jo shumë të imëta dhe i kavërdisim me vaj ulliri.
2
Shtojmë një gotë verë të bardhë.
3
Pasi qepët të jenë zbutur shtojmë patatet e prera në kubikë dhe karotat dhe vazhdojmë i kavërdisim.
4
Pasi përbërja të jetë gati shtojmë lëngun e njërit limon dhe limonin tjetër të prerë të feta të vogla.
5
Shtojmë kripë dhe pak piper.
6
Shtrojmë peshkun në tavë me vaj ulliri dhe e mbulojmë me përgatitjen.
7
E fusim në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *