Kimë me Vezë

Përbërësit
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë (të grira imët)
  • 2 karotë (të grira imët)
  • 2 degë selino
  • 400 gr mish i grirë
  • 3 domate (të grira në rende)
  • 100 ml ujë
  • kripë
  • piper
  • pak spec i kuq (të bluar)
  • 2 vezë
  • 1 gjethe dafine
Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni karotat dhe selinonë. I trazoni mirë dhe më pas shtoni mishin e grirë.
2
Lërini disa minuta dhe shtoni domatet. Përsëri i trazoni dhe ndërkohë shtoni ujin.
3
Gjatë kohës së zierjes shtoni kripë, piper dhe specin e kuq për shije. Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe e shtroni kimën në një tavë. Sipër tavës thyeni dy vezët.
4
Tani e vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Në fund e shërbeni të ngrohtë, shtoni pak piper dhe sipër i vendosni një gjethe dafine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More Articles & Posts