Akullore me Fëstëk

Akullore, Kalorike

Përbërësit
  • 1 filxhan fëstëk (të pastruar pa kripë)
  • 3/4 filxhan sheqer
  • 2 filxhan qumësht i paskremuar
  • 1/2 lugë gjelle ekstrakt bajamesh
  • 4 kokrra vezë (të verdhat)
  • 1 filxhan pana
  • 3/4 filxhan fëstëk të pjekur(pa kripë)
Përgatitja
1
Grini në grirësen elektrike 1 filxhan me fëstëk së bashku me pak sheqer. Hiqini prej andej dhe hidhini në një tenxhere të madhe së bashku me qumështin.
2
Lërini të ngrohen, më pas hiqini nga zjarri dhe shtojini ekstraktin e bajames.
3
Rrihni vezët me pjesën tjetër të mbetur të sheqerit dhe përziejeni gradualisht në qumështin e nxehtë.
4
Lëreni tenxheren me të gjithë përbërësit në zjarr.
5
Gatuajeni në temperaturë të ulët, derisa përbërësit të fillojnë të marrin një trajtë më kremoze.
6
I gjithë ky proces do të zgjasë jo më shumë se 10 minuta.
7
Më pas hidheni kremin në një tas dhe lëreni të ftohet për gati dy orë.
8
Shtoni fëstëkët e pjekur që kanë ngelur dhe panën për ëmbëlsira. Hidhini në makinën e akullores dhe veproni sipas udhëzimeve që ajo ka.
9
Vendoseni në frigorifer të ftohet për disa orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *