Akullore me Vafer

Akullore, Embelsira

Përbërësit

6 Copë vafer
3 filxhanë çaji pana
4 -5 Copë biskota

Përgatitja

1
Në një tepsi të thellë drejtkëndëshe shtroni një letër kuzhine duke ia lënë anët të gjata.
2
Merrni tre pjesë vaferi për akullore. Dy lërini siç janë dhe njërën ndajeni përgjysmë. Në këtë mënyrë ju do ta keni shtruar pjesën e fundit të vaferit në tepsi.
3
Hapni sipër tyre një shtresë me akullore derisa vaferi të mbulohet plotësisht.
4
Më pas vendosni një shtresë me krem pana dhe hidhni biskotat e thërrmuara.
5
Vendosni pjesën tjetër të vaferëve dhe ushtroni pak presion sipër tyre në mënyrë që të puthiten mirë.
6
Nëse dëshironi, mund të vendosni sipër tyre edhe një shtresë tjetër me akullore dhe krem pana. Në të kundërt lëreni me kaq, me vaferin normal.
8
Mbështilleni me një letër kuzhine dhe vendoseni në ngrirje për të pakën 1 orë përpara se ta servirni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *