Biftek Viçi me Salcë Limoni

Pjata kryesore

Kjo është një recetë fantastike në shije, shumë e thjeshtë dhe kërkon pak kohë për t’u përgatitur.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të ndryshme furre por edhe patate furre gjithashtu.

Ky gatim special mund të shoqërohet edhe me djathra të ndryshëm apo turshi të përgatitura në shtëpi.

Kjo është një mënyrë ideale për t’u përgatitur për një vakt të plotë dhe të shijshëm drake, recetën e së cilës Gatimeshqiptare.com e sjell më poshtë.

Përgatitja e Biftekëve të Viçit me Salcë Limoni

Përbërësit

(Përbërbësit më poshtë janë për 4-5 persona, sasia përgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

8 biftekë mesatar viçi

400 ml lëng mishi

1 kokërr limoni

2 lugë gjelle miell

Pak miell për lyerjen e biftekëve

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja

Si fillim rrihni me çekanin e kuzhinën biftekët e viçit.

Hidhuni pak kripë e piper, kalojini në miell nga të dyja anët dhe skuqini në një tigan me vaj nga të dyja anët.

Më pas, largojini nga tigani dhe vendosini në një enë të mbyllur me kapak në mënyrë që biftekët të qëndrojnë të butë.

Më pas, në tiganin ku kemi skuqur biftekun shtoni miellin, kaurdiseni sa të marrë një ngjyrë të artë dhe më pas shtoni lëngun e mishit nga pak e nga pak duke e trazuar pa ndërprerje në mënyrë që salca të mos bëhet me kokërriza.

Vijoni ta përzieni salcën dhe shtoni gjithashtu edhe lëngun e limonit, si dhe lëkurën e limonit të grirë grirë hollë. Lëreni derisa salca të trashet duke e rregulluar me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.

Shtoni aty biftekët që keni skuqur dhe keni lënë mënjanë dhe lërini bashkë me salcën në zjarr të ziejnë përreth 5-6 minuta në mënyrë që biftekët të marrin shijen e salcës së limonit dhe më pas janë gati për t’u servirur.

Receta nga: Recetagatimi.online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *