Përbërësit
- 10 gr bollgur
- 1/2 copë kungull
- 8 gr gjethe kale
- 1 kokërr vezë (e bardha)
- 3 ml salcë soje
Përgatitja
1
1. Prisni kungullin në copa të vogla, bashkë me lakrën kale dhe skuqini për 2-3 minuta.
2
Në një enë tjetër vendosni bollgurin të ziejë, por jo shumë. Në një tjetër tigan me fare pak gjalpë, sa të mos ngjisë, piqni të bardhën e vezës.
3
Pasi keni hedhur bollgurin në një pjatë shtoni lakrën kale bashkë me kungullin e pjekur, shtoni të bardhën e vezës së pjekur dhe në fund spërkateni me pak salcë soje.
4
Një mëngjes i thjeshtë, ideal dhe me shumë shije.