Brokoli Të Pjekur Me Djathë

Perime

Vlerat ushqimore të tij, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë.

Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun dhe shumë e pasur në vlera dhe shije.

Brokoli është fantastike në çdo mënyrë gatimi, supë, sallatë, pure etj.

Gatimeshqiptare.com ju sugjeron më poshtë një recetë të mrekullueshme plot shije, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë.

Brokoli Të Pjekura Me Djathë dhe Beshamelë

Përbërësit

700 – 800 gr brokoli

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Për salcën e beshamelës 

3 lugë gjelle miell gruri

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Përgatitja

Shtojmë ujë dhe kripë në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr që të ziejë.

Sapo uji të nisë të vlojë hedhim brokolit e ndara në degëza.

I lëmë të ziejnë për 10 minuta dhe më pas i heqim nga zjarri.

Kujdesemi t’i largojmë nga uji përmes një kullorëse dhe i shtrojmë në tavë. Sipër i spërkasim me vaj ulliri.

Përgatitja e Beshamelës

Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni.

Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Masën e përgatitur të beshamelës e hedhim sipër brokolit dhe më pas i fusim në furrë të piqen derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *