Byrek shtëpie

Brumera, Kalorike

Përbërësit
  • 400 gr miell
  • patate
  • 100 gr kopër
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë çaji kripë
  • vezë
  • 50 ml vaj luledielli
  • niseshte
Përgatitja
1
Vendosim në një enë patatet që të ziejnë mirë dhe më pas i shtypim me pirun.
2
Shtojmë të gjithë përbërësit me radhë dhe bëjmë një masë si pure.
3
Nisim përgatitjen e brumit. Në një tas të madh shtojmë miellin, kripën, vezën, vajin, ujin dhe me majat e gishtërinjve e punojmë derisa të krijohet një masë homogjene.
4
Më pas e mbulojmë me një peshqir të pastër dhe e lëmë të pushojë rreth 10 min.
5
Pasi brumi të jetë qetësuar, e ndajmë në topa të vegjël dhe i hapi me petës.
6
Pasi të kemi hapur petën e parë, lyejmë me vaj dhe gjalpë tepsinë dhe fillojmë të shtrojmë petët, në gjysmë të tyre hedhim mbushjen, i mbulojmë me petët e tjera dhe e pjekim në furrë në 150 gradë Celsius për 40 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *