Përbërësit
2 kokërr mollë e kuqe (bio)
1 kokërr portokall
1 shkop kanellë
2 copë rrënjë karafili
1 lt ujë
Përgatitja
1
Lani mirë mollët dhe portokallin. Pritini në cipa pa ua hequr lëkurën dhe farat.
2
Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe lerëni të ziejnë. Në momentin e vlimit uleni zjarrin dhe lëreni ujin të valojë deri kur frutat të zbuten.
3
Kalojeni masën në sitë duke e shtypur lehtë me lugë. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë.