Përbërësit
500 gr miell i tipit 00
180 ml ujë
120 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër)
4 gr maja birre (e thatë)
10 gr kripë
3 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
2 lugë ujë
kripë (e imët)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e crackers, si fillim hidhni në një tas të thellë miellin. Më pas, në një tas të vogël hidhni pak ujë dhe majan e birrës dhe përziejini për pak sekonda dhe hidheni përzierjen tek tasi ku ndodhet mielli.
2
Tek pjesa e ujit të mbetur, hidhni kripën dhe lëreni mënjan, ndërkohë hidhni vajin e ullirit tek mielli, dhe më pas shtoni ujin që kriposët pak më parë.
3
Punojini me dorë të gjithë përbërësit e hedhur në miell duke krijuar kështu një brumë homogjen.
4
Vendoseni brumin në një tas dhe mblidheni me një qese plastike dhe lëreni të pushojë për 2 orë deri sa brumi te vijë.
5
Më pas hapeni brumin me makinerinë e bërjes së pastave. Brumi i hapur duhet të jetë jo më shumë se 2 milimetër i trashë.
6
Më pas prijini brumin e hapur në forma katrore, të gjëra jo më shumë se 6 centimetër. Pra prijini cracker-sat në forma të barabarta.
7
Vendosini biskotat në tavë, ku më parë të keni vendosur një letër furre. Më pas lyejini me një emulsion me ujë dhe vaj dhe spërkatini me kripë të imët sipas dëshirës.
8
Futeni tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 12 min.
9
Pasi crackers janë pjekur, nxirrini nga furra, hiqini nga tava dhe lerini të ftohen. Tashmë ato janë gati për t’u shijuar.