Përbërësit
4 kokërr dardhë
50 gr gorgonzola
5 gr kripë
1 gr piper
1 kokërr lëng limoni
20 gr bajame (e prerë në feta)
1 gr piper Cyenne
Përgatitja
1
Pritini dardhat në mes.
2
Hiqini farat dhe bëjuni gjysmave të dardhave nga një zgavër me ndihmën e një luge gjelle.
3
Grini tulin e hequr dhe përziejeni me gorgonzolën, kripën, piperin cayenne dhe bajamet e prera në feta deri sa të keni një përzierje homogjene.
4
Mbushini dardhat me këtë përzierje, vendosini në një tavë balte të lyer me gjalpë dhe piqini në furrë në 200 gradë deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë.
5
Pastaj shërbejini në pjatë me dekore të ndryshme.