Domate të pjekura

Perime

Përbërësit
15 domate (të bëra mirë)
2 thelpinj hudhër (të prerë shumë hollë)
1 lugë çaji sheqer
kripë
piper
1 lugë gjelle trumëz (e freskët, e copëtuar imët, ose erëza të tjera)
1/4 filxhan çaji vaj ulliri

Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furrën në 135 gradë C. Përgjysmojmë domatet dhe i vendosim në tepsinë e pjekjes.
2
I spërkasim sipër me hudhër, trumzë, kripë, piper dhe sheqer.
3
I spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim në furrë. I pjekim për rreth dy orë ose derisa të rrëgjohen por të mbeten ende të lagështa.
4
I lemë të freskohen dhe i përdorim sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *