Ëmbëlsirë me çoko

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
3 filxhanë miell
2 filxhanë sheqer
2 lugë gjelle kakao
1 lugë pluhur pjekës
2 filxhanë vaj
2 lugë uthull
3 lugë Nutella
100 gr arra
1 filxhan ujë
pak kripë

Përgatitja
1
Në një enë kombinoni miellin, sheqerin, kakaon,pluhurin pjekës dhe kripën. Trazojini mirë.
2
Ndërkohë në një enë tjetër shtoni vajin, uthullën,ujin dhe i përzieni mirë. Bashkoni të dy masat dhe i trazoni mirë derisa të krijohet një përbërje homogjene
3
E shtroni me kujdes masën në një tavë dhe e vendosni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.
4
Pasi ëmbëlsira të jetë gati, sipër i vendosni një shtresë me nutella dhe arra të grira. Shijojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *