Fasule Pllaqi

Perime, Vegjetariane

Përbërësit

250 gr fasule pllaqi
2 kokërr domate (të pjekura mirë)
20 ml salcë domatesh (mund ta përdorim në vend të domates)
3 thelpinj hudhër
60 ml vaj ulliri
5 gr rigon (i thatë)
spec djegës

Përgatitja

1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni specin djegës, hudhrat dhe pastaj shtoni fasulet, që iu keni dhënë më parë një valë.
2
Kavardisni për 2 minuta dhe më pas shtoni domatet e grira ose salcën, gjysmë gote nga uji në të cilin ato zien, kripën dhe rigonin.
3
Pas dhjetë minutash kavardisje, hidhini në tavë balte dhe piqini në furrën e parangrohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *